Mirësevini në botën e re të kartës gold!
Unioni Financiar Tiranë, përfaqësuesi Western Union për Shqipërinë, prezanton për klientët e saj programin më të ri, kartën gold!.
Karta gold! jep mundësinë e përfitimeve të mëdha, ofertave speciale dhe dhuratave të ndryshme për klientët që dërgojnë dhe tërheqin para me Western Union duke i dhënë vlerë çdo transaksioni njëkohësisht duke shkurtuar kohën e proçesimit të tij.
Me aplikimin në programin e kartës gold!, klientët ofrojnë informacion më të zgjeruar për veten dhe kjo lehtëson Western Union ti njoftojë ata për shërbimet dhe ofertat më të reja gjithashtu dhe për përfitimet e krijuara posaçerisht per ta. Antarësimi me kartën gold! hap rrugën për dhurata/çmime gold!. Sa më shumë klientet tanë përdorin kartën gold! kur dërgojnë dhe tërheqin para, aq më shumë shpërblehen!
Ne fazën e parë qe ka filluar në 15 Korrik 2009, karta gold! i është ofruar klientëve të saj në Tiranë dhe Durres, dhe pas suksesit të këtij program, karta gold! ju ofrua të gjithë klientëve të Western Union në të gjithë Shqiperinë duke filluar nga Shtatori i vitit 2009.
Western Union njihet në mbarë botën për ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe të sigurta të transfertave të parave. Një nga elementët kryesorë të suksesit te markës Western Union është niveli i lartë i cilësisë së shërbimit që i ofrohet klientit.
Nisma e përbashkët e Unionit Fiananciar Tiranë me Western Union për të hedhur në treg kartën gold! të Western Union tregon dhe një herë vlerësimin dhe rëndesinë që i kushtohet klientëve tanë dhe përkushtimin për ti shërbyer atyre më me shumë se vetëm transfertë parash.



