Historiku “Unioni Financiar Tiranë”
16 vjet “Unioni Financiar Tiranë”
|
1995
|
- 06 Mars – UFT themelohet si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
- Qershor – UFT nënshkruan marrëveshjen me Western Union Financial Services Inc. për ofrimin e shërbimeve Western Union Transfertë Parash në Shqipëri.
- Shtator – UFT merr nga Banka e Shqipërise Liçensën për të operuar si “Zyrë Këmbimi Valutor”.
- 23 Tetor – Në Shqipëri kryhet transaksioni i parë Western Union Transfertë Parash.
|
1997
|
- Shtator – UFT ofron shërbimin e Western Union Transfertë Parash nëpërmjet agjencisë së saj në qytetin e Korçës.
|
1999
|
- Gusht – UFT nënshkruan me Western Union Financial Services Inc. marrëveshjen e përfaqësimit për Maqedoninë.
- Tetor – UFT merr licensën për të operuar si institucion financiar, jo-bankë.
- Dhjetor – UFT nënshkruan marrëveshjen me Alba Post (Posta Shqiptare) duke i dhënë aksesin Alba Postës të ofrojë shërbimin Western Union Transfertë Parash në të gjithë rrjetin e saj postar.
|
2000
|
- UFT hap degën e saj në Kosove, të quajtur UFT Dega Kosovë dhe nënshkruan marrëveshjen e përfaqësimit me Western Union Financial Services Inc. duke autorizuar UFT për ofrimin e shërbimit Western Union Transfertë Parash në Kosovë.
|
2001
|
- Janar – UFT organizon konferencën e parë të agjentëve në Shqipëri dhe i hap rrugën krijimit të një tradite.
- Mars – UFT dhe Western Union Financial Services Inc. përfundojnë marrveshjen e sponsorizimit duke mbështetur Federatën Shqiptare të Futbollit dhe marrin statusin e Sponsorit Zyrtar të skuadrës Kombëtare Shqiptare të Futbollit për periudhën 2000-2004.
|
2002
|
- Shkurt – UFT organizon Konferencë e dytë të Agjentëve Shqiptarë.
- Qershor – UFT nënshkruan marrëveshjen për sponsorizimin e transmetimit në Shqipëri dhe Kosovë të Kupës së Botës të vitit 2002, duke siguruar njohje të lartë të markës Western Union.
|
2003
|
- UFT dega Prishtinë, bëhet e pavarur (UFP) dhe fillon të ofrojë shërbimin e pagesave Western Union Money Transfertë Parash.
|
2004
|
- Shkurt – UFT fillon përdorimin e monedhës EURO për transaksionet Western Union Transfertë Parash.
- Shtator – Western Union rinovon kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit për sponsorizimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit edhe për dy vjet të tjera, 2004-2006.
- Shtator – Christina Gold, Presidente e Western union Financial Services Inc. viziton Shqiperinë.
|
2005
|
- Qershor – UFT sponsorizon turneun “Portokalli” në Itali, Greqi dhe UK.
- Qershor – UFT bashkëpunon me Western Union Foundation dhe UNDP në financimin për ndërtimin e shkollës së re në Zapod.
- Tetor – UFT feston 10 vjetorin e tij në Shqipëri.
| Unioni Financiar Corner (Zvicër) |
|
2005
|
- Maj – Unioni Financiar Corner (Zvicër) regjistrohet si shoqëri anonime në Rregjistrin Tregtar të Gjenevës.
- Qershor – Unioni Financiar Corner (Zvicër) i jepet statusi ndërmjetës financiar, regjistruar në ARIF (Association Romande des Intermediaires Financiers).
- Tetor – Unioni Financiar Corner (Zvicër) nënshkruan marrëveshjen e përfaqësimit me Western Union Financial Services Inc.
- 19 Dhjetor – Kryhet transaksioni i parë Western Union Transfertë Parash.
|
2006
|
- Western Union rinovon kontraten me Federatën Shqiptare të Futbollit për sponsorizimin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit edhe për dy vjet të tjera, 2006-2008.
- UFT bashkëpunon me Western Union Foundation dhe UNDP në financimin e projektit “E-schools”.
- 26 Gusht 2006 - UB ofron shërbimin Western Union në gjithë degët e saj.
- Rrjeti i agjencive WU në Shqipëri arrin në 190.
|
2007
|
- Gusht – Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Unioni Financiar Tiranë. organizoi fushatën promocionale “Back to School” duke shpërndarë dhurata me mjete shkollore në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Promocioni ju drejtua të gjithë klientëve që kryen transferta me shërbimin Western Union me Italinë, Greqinë dhe Britaninë e Madhe.
- Tetor – Përfundon me sukses projekti i realizuar nga Fondacioni Western Union, Unioni Financiar Tiranë. dhe UNDP Albania për ngritjen e laboratorëve kompjuterikë në 5 shkolla publike në Tiranë., Durrës, Elbasan, Vlorë e Shkodër.
- Western Union vazhdon kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit si sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.
- UFT ofron shërbimin Western Union® Transfertë ParashSM nëpërmjet rrjetit të tij, me mbi 200 agjenci në Shqipëri.
|
2008
|
- Prill – UFT mbështet financiarisht “Caritas Shqiptar” dhe “Fondin Shqiptar të Zhvillimit“, për ndihmë humanitare dhe sociale të të dëmtuarve nga tragjedia si dhe për rindertimin e zonës së Gërdecit pas tragjedisë të 15 Marsit 2008.
- Nëntor – Nëpërmjet investimeve të përbashkëta të “Unionit Financiar Tiranë”, të “Fondacionit Western Union” dhe nën kujdesin e NGO ”Kujdes për të gjithë”, u bë i mundur realizimi i një projekti për t’ju siguruar banorëve të Gracen në Elbasan, furnizimin me ujë.
- Western Union vazhdon të jetë sponsor zyrtar “Kombëtares Shqiptare të Futbollit”, duke rinovuar kontratën dhe për periudhën 2008-2010.
- UFT zgjeron rrjetin me mbi 250 agjenci, duke ofruar shërbimin e shpejtë dhe të sigurtë Western Union® në të gjithë Shqipërinë.
|
2009
|
- Shkurt – “Unioni Financiar Tiranë” dhuron 15 pemë gështenja “Bashkisë të Tiranës” për gjelbërimin e rrugës “Sami Frashëri”, duke mbështetur kështu nismën për zgjerimin e hapësirave publike të gjelbëruara në kryeqytet.
- Tashmë rrjeti i agjencive Western Union ka kapur shifrën prej 270 agjencish të gjithë Shqipërinë.
|
2010
|
- Shtator. Unioni Financiar Tiranë, agjent i Western Union në Shqipëri që prej 16 vitesh, prezanton për klientët e saj programin më të ri, kartën gold!. Ky program u prezantua për gjithë publikun Shqiptar nëpërmjet një eventi dhe njoftimi për shtyp ku ishin të ftuar përfaqësues të Western Union si dhe mediat më të mëdha të Shqipërisë.
- UFT vazhdon të operojë me sukses duke qëndruar lider në shërbimin e transfertave të parave, tashmë prej 16 vjetësh.
- UFT zgjeron rrjetin e agjencive Union Net – Western Union me 290 agjenci, duke realizuar kështu një shtrirje të plotë të rrjetit të agjencive në të gjithë Shqipërinë.
2009
Tashmë rrjeti i agjencive Western Union ka kapur shifrën prej 270 agjencish të gjithë Shqipërinë.
2010
Shtator. Unioni Financiar Tiranë, agjent i Western Union në Shqipëri që prej 16 vitesh, prezanton për klientët e saj programin më të ri, kartën gold!. Ky program u prezantua për gjithë publikun Shqiptar nëpërmjet një eventi dhe njoftimi për shtyp ku ishin të ftuar përfaqësues të Western Union si dhe mediat më të mëdha të Shqipërisë.
UFT vazhdon të operojë me sukses duke qëndruar lider në shërbimin e transfertave të parave, tashmë prej 15 vjetësh.
UFT zgjeron rrjetin e agjencive Union Net – Western Union me 290 agjenci, duke realizuar kështu një shtrirje të plotë të rrjetit të agjencive në të gjithë Shqipërinë.


